Trendi i ri i marrëdhënieve, çiftet flenë në dhoma të ndara

Trendi i ri i marrëdhënieve, çiftet flenë në dhoma

Kur dëgjojmë se dy partnerë flenë në dhoma të ndara, menjëherë mendojmë se lidhja e tyre ka probleme, se jeta e tyre seksuale “ka shteruar” dhe se divorci po shfaqet në horizont. Por, kjo nuk vlen gjithmonë.

Sipas një trendi të ri, gjithnjë e më shumë çifte po zgjedhin të flenë në dhoma të ndara dhe kjo për një arsye krejt të thjeshtë: duan të flenë rehat dhe kjo nuk do të thotë se nuk janë më të dashuruar me njëri-tjetrin.

Sipas një studimi së fundmi arsyet kryesore pse partnerët e një çifti të lumtur zgjedhin të flenë në dhoma të ndara janë:

1. Njëri nga partnerët do të flejë duke parë televizor, ndërsa tjetrin nuk e zë gjumi kur ekrani është i ndezur.

2. Dy partnerët kanë orare të ndryshme pune ose preferenca të ndryshme në gjumë. Për shembull, një muzikant mund të luajë kitarë dhe të kompozojë deri në orët e vona, ndërsa partnerja e tij zgjohet në orën gjashtë të mëngjesit për të shkuar në punë.

3. Njërit i pëlqen të flejë në një mjedis të freskët, me dritaret hapur, ndërsa tjetri preferon të flejë në një dhomë të ngrohtë, shkruan Icon Style.

4. Njëri vuan nga pagjumësia dhe i pëlqen të lexojë derisa ta zërë gjumi, por kjo mund të shqetësojë partnerin tjetër. Kjo vlen sidomos për çiftet e moshuara, sepse me kalimin e moshës, gjumi bëhet më “i ndjeshëm”.

EMISIONET