"Tradhtohen nga mimikat", ja si reaguan banorët kur panë një transgjinore në shtëpi

"Tradhtohen nga mimikat", ja si reaguan banorët kur panë

Mbrëmja e së premtes nisi plot surpriza me edicionin e dytë të spektaklit televiziv "BBVK2". Mes emocioneve për këtë eksperiencë të re, 20 personazhe të njohur janë bërë tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme.

Mes tyre, për herë të parë është edhe transgjinorja nga Kosova, Edona James, emri i së cilës ka qenë Kujtim Shehu.

Ajo vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani.

Pjesëmarrja e saj nuk është pritur shumë mirë nga disa banorë, ku ka qenë Monika, e cila është tradhtuar nga mimikat në fytyrë, e gjithashtu ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për ta pritur.

Edona mori famë në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Ajo ka marrë pjesë edhe në "Big Brother" në Gjermani dhe tha se nuk do t'i bëjë disa gabime që i ka bërë atje.

Në po atë vit, ajo mori vëmendje të madhe si transgjinorja e parë shqiptare.

EMISIONET