'Totalisht i paparashikueshëm'/ Filmi kontrovers me Anne Hathaway mbërrin në Netflix

'Totalisht i paparashikueshëm'/ Filmi kontrovers me Anne Hathaway

Një nga trillerat psikologjikë më të diskutueshëm të viteve të fundit, “Eileen”, ka mbërritur në Netflix. Filmi surprizon me një fund që pak kush mund ta parashikojë.

Bëhet fjalë për ekranizimin e romanit debutues të Otesa Moshfeh, autores që më vonë shkroi hitin e njohur “Viti im i pushimit dhe relaksimit”, një libër i komentuar gjerësisht në TikTok dhe Instagram.

Me protagoniste Anne Hathaway dhe Thomasin McKenzie, historia zhvillohet në Massachusetts gjatë viteve 1960 dhe ndjek marrëdhënien komplekse dhe të errët midis dy grave që punojnë në një qendër korrektimi për të mitur.

Pas premierës në Festivalin e Filmit Sundance 2023, filmi shkaktoi reagime të ndryshme. Në Rotten Tomatoes, kritikët i dhanë një vlerësim prej 81%, ndërsa publiku e vlerësoi më ulët, me 53%. Kritiku Amanda the Jedi e përshkroi filmin në rrjetin X si “polarizues, por shumë do ta adhurojnë”.

Shikuesit e kanë vlerësuar veçanërisht për origjinalitetin dhe kthesat e paparashikueshme. Disa e përshkruan si zgjedhjen perfekte për adhuruesit e trillerave psikologjikë me tension ekzistencial. Megjithatë, fundi ka lënë disa shikues të hutuar dhe të intriguar.

Nëse pëlqeni trillerat që ju mbajnë në ankth dhe me kthesa të papritura, “Eileen” tani është i disponueshëm në Netflix.

EMISIONET