"Top Secret"/ Ashley Olsen, jo vetëm dasmën por edhe lindjen e fëmijës së parë i mbajti "të fshehura"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 10:29

Aktorja Ashley Olsen, së bashku me bashkëshortin e saj, Louis Eisner, u bënë prindër të një djali, emri i të cilit është Otto.
Dyshja u martuan gjatë një ceremonie sekrete të mbajtur në një rezidencë private në Bel-Air më 28 dhjetor dhe të ftuar ishin rreth 50 persona.

Ata kanë mbajtur sekret, gjithashtu dhe shtatëzaninë e Ashleyt, e cila ka lindur disa muaj më parë.
Mesa duket, zbulimi i këtij sekreti nuk zgjati shumë, pasi ditën e sotme ky lajm është bërë kryesor në çdo media.


