Thjesht dhe bukur/ 5 modele flokësh që janë ‘in’ për vjeshtën e këtij viti
Stina e vjeshtës, është ajo e cila përveç spektaklit të ngjyrave të arta që fal, moti është i përshtatshëm për të ndjekur çdo trend mode.
Dëmtimet e verës mund të kenë filluar të dalin në sipërfaqe, kështu që gjëja ideale për tu bërë gjatë vjeshtës është prerja e flokëve.
Nëse doni të ndryshoni pamjen tuaj duke u kujdesur siç duhet për flokët që janë tharë për shkak të rrezeve të diellit dhe kripës së detit, vijnë disa sugjerime.
Flokë të lagur
Flokët e lagur janë një stil shumë i popullarizuar, por këtë sezon marrin një pamje më intensive.
Baluke mikro
Çelësi i mikro-balukeve, të cilat aktualisht janë një trend i nxehtë, është t'i mbani sa më të shkurtra dhe t'u jepni atyre një prerje elegante.
Ndërto dhe shkatërro
Një ndër modelet më pariziane flokësh është ajo që francezët e quajnë "Coiffe- decoiffe", që do të thotë të krijosh dhe të shkatërrosh. Tek flokët ky model përkthehet në në model flokësh që të jep idenë sikur sapo je çuar nga krevati.