“The Albanian Virgin”, filmi shqiptar që po korr sukses të jashtëzakonshëm
Ai është padiskutim një nga regjisorët dhe skenaristët më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare. Bujar Alimani e ka çuar kinematografinë shqiptare në festivalet më me zë në botë. Së fundmi është prezantuar filmi “The Albanian Virgin”, ndërsa për të folur për suksesin e tij të fundit Alimani ka folur në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora.
“Filmi ka përfunduar dhe ne po shkojmë nëpër festivale. Kemi qenë në Belgjikë, presim të shkojmë në Austri më pas. Ka pritshmëri të mirë, në Belgjikë mori çmimin e Publikut. Filmi komunikon me shqiptarët por edhe më të huajt.
“The Albanian Virgin”, i jam ruajtur titullin në fund në fakt. Por producentja gjermane e pa dhe në sytë e komercialitetit. Por varet nga puna që bën. Është një film për femrën, për emancipimin e saj. Është një himn për jetën, për femrën. Ky film prek gjithë botën, sepse bota është e ndjeshme karshi femrës. Kjo temë mesa duket prej jashtë mase.
Ne kemi punuar me filmin, në fazën e parë në verën e 2019, pastaj skena dimri në shkurt të vitit 2020. Në pas në postproduksion na zuri pandemia. Ka shkuar rreth dy vjet. Ideja për të kapur dhe dimrin. Kemi Rina Krasniqin, Nik Xhelilaj, Viktor Zhusti, Erion Hodo, Astrit Kabashi , Gresa Pallaska, Jonida Vokshi, Astrit Kabashi, Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku, Alban Ukaj, etj.
Rina ka pasur rolin kryesor, i duhej të luante dy moshë. Kjo nuk ishte e lehtë. Pjesa tjetër e aktorëve kishin role të ndryshme. I gjithë filmi i ngjan paksa realizmit magjik. Film që ta kujton Shqipërinë, po aq bëhet edhe më universal.
Publiku mund të marrë impaktin e pare të një filmi të mirë. Në shtator-tetor do të jetë dhe në “Netflix”.
Ne jetojmë në Amerikë, sensi i kohës është i jashtëzakonshëm dhe duhet shfrytëzuar. Ndjesitë kur përfaqëson vendin janë shumë të mira.
S’ka rëndësi çfarë bën vendi për ty, por çfarë bën ti për vendin. Kam zgjedhur një mënyrë krijuese dhe jam krenar që filmat e mi janë të diskutueshëm,janë në treg. Artit i jam dhënë gjithë jetën time, pa pritur gjë mbrapsht. Është kënaqësi të shohësh frytet e punës tënde”, ka rrëfyer Alimani.


