Tha “Unë jam mrekullia vetë”, teologu i tregon Bicit ujin e bekuar: Duhet të jemi me këmbë në tokë

Çdo fillim viti të ri mendojmë se çfarë qëllimesh e synimesh duhet ti vendosim vetes.

Eglent Bici sipërmarrës dhe trajner motivues ia atribuon ço synim e arritje vetes pra qasjes që kemi secili prej nesh për realizimin e gjërave.

Ai shprehet “Unë jam mrekullia vetë” dhe sipas tij jemi ne që i vendosim objektivat.

“Unë marr një bllok dhe një laps dhe shkruaj se çfarë dua unë. Nëse ne nuk bëjmë të mira për të mirën publike nuk ndihesh i plotësuar dhe nëse kjo lidhet me të mirën tënde vjetjake ti ndihesh i plotësuar. Unë jam mrekullia vetë. Ndjesia që kam, unë jam 46 vjeç, nuk kam abuzuar asnjëherë me trupin tim  dhe ndihem shkëlqyer kur më thonë se dukesh 30 vjeç.  Nëse dukem me të vërtetë është shumë mirë dhe nëse dukem në të vërtetë prapë është shumë mirë, kjo do të thotë. Unë kujdesem për veten time për shpirtin tim. Lexoj libra shpirtëror.”

Por për Miron Çako, teolog që qasje e tillë nuk qëndron.

Ai tregoi dy shishe me ujë dhe e paralelizoi situatën me atë çarë tha Elgeti dhe asaj se si e koncepton vetë teologu.

“Këtu janë dy shishe me ujë, njëra me ujë normal tjetra me ujë të bekuar. Nëse do ti lëmë këtu dhe do ti ekzaminojmë pas në muaji njërit do ti vijë erë ndërsa uji i bekuar do të qëndrojë kështu. Pasi uji i bekuar ka energjinë e Zotit. Dhe Zoti është i pavdekshëm. Ne vdesim sado Elgenti të mendojë se është 30 vjeç nuk është 30 vjeç jeta vazhdon vitet ikin dhe realiteti është komplet ndryshe nga ajo çfarë mendoj. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi qenie të vdekshme, armiku më i madh i joni është vdekja. Zoti është burim jete dhe i jep risi jete njeriut. Ne nuk jemi fatalist që çdo gjë varet nga Zoti. Njeriu është qenie e lirë për të zgjedhur. Ne jemi shoqëri që duam vetëm veten dhe do vijë një moment që ti nuk mund të jetosh vetëm dhe kjo është e pamundur."  

Sakaq Edlira Çepani thotë se e rëndësishme është se çfarë prioritetesh i vendosim vetes.

“Do të thoja se ajo çka kam mësuar me eksperiencë jete është se shumë e rëndësishme është se çfarë i vendosim prioritet vetes. Këto na drejtojnë në mënyrën se si e ndërtojmë jetën.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET