Gripi rikthehet më agresiv dhe me simptoma më të rënda

Gripi është rikthyer më agresiv dhe me simptoma më të rënda këtë dimër.

“Mund të themi se intensiteti i shfaqjes së shenjave është pothuajse i ngjashëm. Ka forma me sëmundje virale të paevidentuara si Covid, me simptoma më të rënda sesa një pacient i cili mund të jetë prekur nga Covid. Kemi pasur një shkëputje për shkak të dominimit që ndodhi nga dominimi i Covid dhe ndoshta ky është ndër faktorët që ai po shfaqet fuqishëm me agresivitet të shtuar në popullatë. Ndaj dhe numri i rasteve është i shtuar."

Mjekja e familjes Bruna Shiroka thotë se virusi në qarkullim përveç mushkrive po ju lë pasoja pacientëve dhe në tru.

“Prezenca e komplikacioneve është në një përqindje shumë të lartë, kryesisht dominojnë ato pulmonare dhe kjo ka një ndikim dhe impakt te pacientët me sëmundje pulmonare kronike apo kardiovaskulare.”

Ndërsa gripi po kthehet në epidemi rastet prej Covid prej javësh janë të ulëta.

“Nuk mund të them se kemi shtim të rasteve me Covid por kemi një konstante të ruajtur të rasteve që evidentohen për herë të parë.”

Njësoj si te fëmijët dhe te të rriturit gripi po rikthehet në një kohë të shkurtër.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET