Teleskopët regjistrojnë Vrimën e Zezë, astronomët: Kurrë s'ishte parë një shpërthim i tillë

Teleskopët regjistrojnë Vrimën e Zezë, astronomët:

Një shpërthim i pazakontë në një vrimë të zezë supermasive është zbuluar nga teleskopët hapësinorë me rreze X, XMM-Newton dhe XRISM.

Brenda pak orësh nga shpërthimi, u gjeneruan erëra shumë të fuqishme, të cilat hodhën material në hapësirë me shpejtësi 60,000 kilometra në sekondë.

Vrima e Zezë gjigante ndodhet në galaktikën spirale NGC 3783, e fotografuar së fundmi nga Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s dhe ESA-s. Ajo ka një masë sa 30 milionë Diellë.

Sipas njoftimit të ESA-s, astronomët zbuluan një shpërthim të ndritshëm rrezesh X që shpërtheu nga vrima e zezë dhe më pas u zhduk shpejt.

Por ndërsa drita venitej, u shfaqën erëra të fuqishme që udhëtonin me një të pestën e shpejtësisë së dritës.

“Nuk kemi parë kurrë më parë një vrimë të zezë që krijon erëra me shpejtësi kaq të larta”, tha studiuesi kryesor Liyi Gu, nga Organizata Holandeze e Kërkimeve Hapësinore.

“Për herë të parë pamë se si një shpërthim i shpejtë rrezesh X nga një vrimë e zezë shkakton menjëherë erëra me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë, që formohen brenda një dite”, shtoi ai.

EMISIONET