“Të vlerësohet arti, jo shokët e kushërinjtë” Xhesika Polo tregon vendimin që ka marrë për votimin në Kënga Magjike

Këngëtarja Xhesika Polo në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora  foli rreth pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike”.

Xhesika thotë se ka pritshmëri por gjithashtu shprehet se sistemi i votimit është delikat.  

Xhesika Polo: Këtë vit e kam përjetuar ndryshe. Asnjë vit nuk ka qenë si ky. Njerëzit kishin nevojë për një Xhesika që të bëjë shumë më shumë se ç’ka bërë.  Në “Kënga Magjike” kam pritshmëri por sistemi i votimit  është më delikat. Voton një juri, voton publiku dhe votojnë dhe  kolegët. Është konsumuar si bisedë shumë herë që është pak më subjektive gjëja.  Kjo pjesa e kolegëve xha është konsumuar si teori. Nuk besoj se ka inat dikush për mua në mënyrë të drejtpërdrejtë.  Shpresoj dhe uroj që këtë vit të votohet objektivisht. Ne aty jemi për muzikën që po sjellim, jo për njeriun që jemi apo për shokët që kemi.

Ajo thotë se ka vendosur të mos bëj asnjë lloj kompromisi sa u përket pikëve që do të japë për kolegët e saj.

Xhesika Polo: Unë personalisht e kam bërë të qartë këtë tek kolegët e mi. Kam vendosur të mos bëj asnjë lloj kompromisi. Në 2021 kur unë isha duet me Kledi Çollakun ne kemi marrë të gjitha këngët jemi futur në studio dhe i kemi vlerësuar me pikë dhe në fund kemi bërë një konkluzion e kemi votuar. Unë nuk do të doja të merrja pikë apo kredite të pamerituara apo të shkëmbyera gjëra që nuk dua ti bëj me veten time edhe sikur të mos futem në finale.

“Unë dua të paktën të jem e vërtetë me veten time. Kam gjithë këto vite karrierë dhe nuk dua të jem e padrejtë për diçka që mua më është bërë padrejtësi.  Dua të vlerësohet arti dhe jo shokët e kushërinjtë.”, tha ajo.

EMISIONET