Surprizat e ”Golden Globe”: ”Wicked”, Julia Roberts, Sydney Sweeney dhe më shumë

Surprizat e ”Golden Globe”: ”Wicked”, Julia Roberts,

Surprizat në ”Golden Globe” duken edhe më tronditëse duke pasur parasysh sa shumë njerëz nominohen, sipas AP.

Me gjashtë të nominuar në shumicën e kategorive, nominime të ndara për komedi/muzikal dhe dramë, si edhe kategori për televizion dhe podkaste, duket sikur do të kishte mjaft hapësirë për të gjithë.

Të tjerë të lënë jashtë përfshijnë Joe Rogan, Sydney Sweeney dhe Gwyneth Paltrow, duke lënë vend për përfshirje surprizë.

Ja disa dhe surprizat më të mëdha:

“Wicked: For Good” dhe Jon M. Chu

Po, Cynthia Erivo dhe Ariana Grande u futën në lista por ky duhej të ishte viti i “Wicked” në Golden Globes. Mos ndoshta “Wicked: For Good” nuk u prit aq mirë sa filmi i pare? Jo vetëm që Jon M. Chu u anashkalua sërish për regjinë më të mirë, por vetë filmi nuk arriti as të hynte në kategorinë komedi/muzikal për filmin më të mirë.

Julia Roberts

Rikthimi i Julia Roberts në rolin e një profesoreshe filozofie në Yale, e përfshirë në një dilemë morale në filmin e Luca Guadagnino-s “After the Hunt”, u vlerësua gjerësisht si një kthim në formë për yllin. Por vetë filmi praktikisht ishte një dështim kritik që dukej se tregonte se ai ishte plotësisht jashtë garës për çmime. E megjithatë, si gjithmonë, Globes nuk mund t’i rezistojë një ylli si Roberts në mesin e tyre.

Sydney Sweeney

Sipas të njëjtës logjikë të shtrembër të ”Golden Globes”, në fakt është pak tronditëse që Sydney Sweeney nuk mori një nominim për aktoren më të mirë në dramë. Roli i saj në “Christy” u prit mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

“KPop Demon Hunters” për arritje në box office

Kjo është pak e paqartë duke pasur parasysh se Netflix nuk raporton rezultatet e box office si politikë e kompanisë. ”KPop Demon Hunters” papritur arriti në krye të tabelave të box office në vend, dy muaj pas debutimit në Netflix. Gjithashtu nuk u përfshinë “A Minecraft Movie,” “Lilo & Stitch” dhe “Superman,” aktualisht tre filmat me te mire të vitit sipas rezultateve të box office në vend.

“Ne Zha II”

Pastaj është filmi epik i animuar kinez “Ne Zha II”, i cili në fakt është filmi më i madh i vitit me mbi dy miliardë dollarë të fituara në të gjithë botën, por për shkak se nuk ishte një film i ”Motion Picture Association”, është lënë jashtë shumicës së listave.

Gwyneth Paltrow

Këtu kemi një yll shumë të famshëm që bën një rikthim të madh në filmat prestigjiozë, dhe megjithatë nuk ka vend për Paltrow në kategorinë e aktores dytësore për performancën e saj jashtëzakonisht inteligjente si një yll në “Marty Supreme”. Kjo do të kishte qenë një fitore për të dyja palët, si për legjitimitetin e vetë shfaqjes, ashtu edhe për mundësitë në tapetin e kuq.

Joe Rogan dhe të gjitha podkastet politike

“The Joe Rogan Experience” është podkasti më i famshëm i vitit dhe megjithatë nuk u nominua në kategorinë e re të podkasteve. Jo vetëm kaq, por edhe emisionet politike të përzgjedhura në listën e ngushtë, përfshirë “The Ben Shapiro Show”, “Pod Save America”, “The Megyn Kelly Show”, “The Tucker Carlson Show” dhe podkasti i Candace Owens, u lanë gjithashtu jashtë listës.

Emily Blunt

Shanset e “The Smashing Machine” gjithashtu dukeshin të zbehta për shkak të kritikave të përziera, por Blunt dhe Dwayne Johnson ja dolën. Blunt është jashtëzakonisht e pëlqyer, por personazhi i Dawn Staples ndoshta nuk ishte filmi më i mirë për talentin e saj. Gjithashtu, ndoshta ky vend duhej t’i kishte takuar Paltrow-t?

“Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”

Duhet ta përfshijmë Benoit Blanc në këtë mister shumë qesharak. Filmi i tretë i Rian Johnson, Knives Out, nuk mori asnjë nominim.

“The Gilded Age”

Seria e bujshme historike e HBO-s u injorua plotësisht. Zonja Russell nuk do ta pranonte një anashkalim të tillë.

Katherine LaNasa

Ndërkohë, Katherine LaNasa fitoi çmimin Emmy për performancën e saj si infermiere Dana Evans në “The Pitt”, por nuk merr asnjë nominim për Golden Globe?

EMISIONET