Studim: Pse evropianët janë të gjatë? Nga vijnë flokët bjondë? Nga ku kemi trashëguar sytë blu?

Studim:  Pse evropianët janë të gjatë? Nga vijnë

Evropianët shtatlartë e kanë  trashëguar gjatësinë nga nomadët aziatikë, ndërsa ngjyrën blu të syve nga gjuetarët e kafshëve të egra dhe fermerët e Anadollit.

Sipas një studimi, shkencëtarët estonezë kanë zbërthyer përzierjen e racave, pra papastërtitë racore, të cilat luajnë rol vendimtar në karakteristikat tona të jashtme.

Hulumtimet e publikuara nga gazeta britanike "Daily Mail" tregojnë se evropianët e gjatë kanë karakteristikat e bujqve euroaziatikë, që vijnë nga zona e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë dhe Kazakistanit.

Shumica e gjeneve evropiane ka evoluar si rrjedhojë e shkëmbimeve të popullsisë në 10,000 vitet e fundit, thonë shkencëtarët estonezë.

Studiuesit nga Universiteti i Tartu në Estoni pohojnë se përzierjet racore të  paraardhësve tanë të lashtë kontribuuan në formimin e trupit tonë siç është sot.

Ngjyra e flokëve

Ata që  kanë flokë të zinj, kanë trashëguar gjenin nga  popullata e Siberisë dhe nga bujqit euroaziatikë, ndërsa biondët nga fermerët e Anadollit.

Ngjyra e syve

Sytë blu janë trashëgimi e  gjuetarëve evropianë dhe fermerëve anadollakë, ndërsa sytë e gjelbër nga popullatat siberiane.

Personat  me rrahje të shpeshta zemre e kanë trashëguar gjenin nga gjuetarët evropianë dhe populli i Siberisë, ndërsa ata me rrahje të ngadalta të zemrës ia detyrojnë gjenin fermerëve anadollakë.

EMISIONET