Sopranoja shqiptare Nina Muho flet ekskluzivisht para shfaqjes në teatrin 'Xhuzepe Verdi'

Sopranoja e njohur shqiptare Nina Muho ka shkëlqyer në skenën e TKOB në Shqipëri, por tanimë edhe në skenat ndërkombëtare. Interpretimi në veprën “ La Traviata” në teatrin prestigjoz “Giussepe Verdi”, më 31 dhjetor 2020 i dhuroi sukses të padiskutueshëm.

Më pas në qershor të një vit më parë, e në ditët e fundit në veprën “Don Pasquale”, me rolin e Norinës. E ftuar në “Jeto me Orën”, në RTV ORA sopranoja rrëfeu emocionet e saj në teatrin e famshëm “Giussepe Verdi”.

“Është intervista e parë ekskluzive për veprën në të cilën po performoj. Është shfaqja e katërt e veprës Don Pasquale. Ka nisur më 1 prill, 3, 5 dhe sot shfaqja e katërt. Do të performoj vetëm pas disa orësh.

Ka emocione deri para se të hysh në skenë, më pas i dedikohesh plotësisht publikut.

"Kam filluar studimet që 14 vjeç në Liceun artistik në Vlorë, më pas në Tiranë dhe jam angazhuar në korin e TKOB.Kam bërë një master në Verona.

Vazhdoj dhe aktivitetet artistike jashtë Shqipërisë. Kam mbështetjen e TKOB. Nuk ka qenë aspak e thjeshtë por jam e lumtur që jam këtu. Kam punuar 6 muaj për veprën “Don Pasquale”. Një nga shfaqjet që më ka formësuar ka qenë “La Traviata”. Ma konfirmuan në kohë të vështirë të pandemisë ndaj edhe ajo ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Jam emocionuar nga pritja këtu në Itali. Duartrokitje deri në 15 minuta pa pushim”, rrëfeu sopranoja vetëm 2 orë para shfaqjes së radhës.

EMISIONET