Festat e fundvitit, sociologia Binjaku: Atmosfera lidhet me familjen, ndaj s’kemi pse t’i humbasim traditat
Në një lidhje direkte për OraNews, sociolagia Entela Binjaku ka folur pikërisht për atmosferën e festave dhe “zbutjen” që sjell te njerëzit kjo frymë festive.
Ajo është shprehur se Shqipëria është shkëmbyer nga ana kulturore me vendet e tjera për sa i përket kësaj periudhe fundviti dhe të gjithë janë duke përjetuar gëzim dhe emocione pozitivie.
Binjaku gjithashtu ka kujtuar se atmosfera është e tillë kudo, sidomos në Europë, ku shumë besimtarë të krishterë janë duke pritur ardhjen e Krishtlindjeve.
“Ne aktualisht jetojmë në një shoqëri mjaft të hapur. Kemi shumë shkëmbime me të tjerë, me kultura jashtë vendit tonë dhe shohim që në këtë periudhë, bashkë ndajnë njëlloj si ne, gëzim me emocione pozitive, me shpresën për të ardhmen dhe ndonjëherë me bilance të vogla.
Për ato që kanë bërë mirë. Me shqetësime le të themi, se si do përjetohen këto ditë që kanë mbetur nga ky vit. Në përgjithësi atmosfera është e tillë kudo.
Dua të them, veçanërisht në vendet ato të Europës që në këtë periudhë janë në Virgjilje të Krishtlindjes dhe në gjithë ato vende ku besimi dominant është ai i krishterë.”- tha ajo.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME SOCIOLOGEN ENTELA BINJAKU


