Shtoi 20 kg në pak kohë, vlogeria: Psikologjia më shpëtoi nga mbipesha

Gjendja psikologjike e njeriut është shumë e rëndësishme dhe ka një ndikim shumë të madh në trupin e tij. Megjithëse shumë njerëz nuk e besojnë psikologjia mund të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për të përmirësuar respektimin e një diete qoftë për të kuruar imazhin e trupit ose për të kontrolluar marrjen e tepër të ushqimit në rastet e mbipeshës. Në fakt, ngrënia nuk është vetëm një veprim instiktiv, por pesë shqisat hyjnë në lojë përveç disa aspekteve psikologjike, siç janë pritjet apo kujtesa.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, psikologia e njohur Aurora Malësija, foli për dietën psikologjike, për të cilën tha se e ka nisur nga përvoja personale.

“Historia është përvojë personale. Para një viti pata një incident me këmbën dhe jeta ime aty ndryshoi. Unë nuk i dija që gjërat po shkonin aq keq. Shtova shumë kilogramë. Filloi çdo gjë me një shprehje në Instagram. Momenti kur ti lodhesh mendërisht, aty është problemi i vërtetë. Kam menduar si të sjell shembull më praktik" tha Malësija.

"Dieta me psikologji është kur i thua vetes “nuk do të dorëzohem”. Çdo gjë nis nga truri. Vjen dhe nga ana sociale, marrëdhëniet e shëndetshme. Yndyrnat dhe sheqernat mund të hahen, por në mënyrë të moderuar. Do t'iu thosha nënave që dy kokrra vezë çdo mëngjes ti kenë në menunë e tyre. Duhet të shkojmë tek gjërat dhe produktet e “zgjuara”. Kjo nis që nga pazaret. Mos shkoni te frigoriferi", tha ajo.

"Nëse doni ti flisni nënvetëdijes, vendosni një fotografi kur keni qenë në masën trupore më të mirë, te dera e frigoriferit. Unë humba 20 kilogramë për 2 muaj e gjysmë. Kur  mendoja se pse nuk po bie në peshë, në fakt thjesht e kisha lënë veten pas dore. Pandemia, nuk kisha aktivitet, vinin miq, e lija situatën pas dore. Ti mund të kesh shumë informacione, por çdo gjë nis nga vetja, kjo është dieta psikologjike. Në shtëpinë time ka çdo ditë gjellë,qofte me perime, ushqime të ushqyeshme”, tha Malësija.

EMISIONET