Shqiptari që la pa fjalë futbollistët e Bayern Mynich/ Fabian Duro, nga Evropa në Brazil për Shqipërinë

I ftuar në “Jeto me Orën” në RTV ORA, xhongleri i famshëm shqiptar Fabian Duro foli për karrierën si dhe për çmimet që ka marrë gjatë jetës së tij.

Fabian Duro: Marr shumë komente që më krahasojnë me futbollistët e mëdhenj. Gjithçka ka nisur në vitin 2009. Në 2010 mora vesh që do të bëhej një kampionat botëror dhe i vura qëllim vetes që të merrja pjesë. Ky sport ka qenë i ri, i panjohur. Dëshira ime më e madhe ka qenë që të përfaqësoja Shqipërinë në kampionate të ndryshme botërore. Në vitin 2012 arrita të isha i gjashti në botë. Nuk kam pasur performanca që jam ndjerë keq, kam dhënë maksimumin tim. Vendi që më ka pëlqyer më shumë ka qenë Brazili, diçka ndryshe nga vendet evropiane. Duhet të stërvitesh çdo ditë sepse ngadalësohet ritmi. Kam qenë që i vogël i lidhur me futbollin.

EMISIONET