Shfaqja e filmit “Barbie” anulohet pas KËRCËNIMEVE në Francë?

Në komunën Noisy-le-Sec pranë Parisit, shfaqja e filmin “Barbie” në kinema verore u anulua më 8 gusht, pasi një grup të rinjsh kërcënuan organizatorët.
Ata pretenduan se filmi “denigronte integritetin e grave dhe promovonte homoseksualitetin”, duke e konsideruar të papërshtatshëm për të miturit.
Përballë këtyre kërcënimeve, kryetari i komunës, Olivier Sarrabeyrouse, vendosi të ndalojë shfaqjen për të garantuar sigurinë e publikut dhe të stafit.
Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike. Deputeti Yoann Gillet akuzoi autoritetet lokale për “dorëzim ndaj ideologjisë islamiste”, ndërsa ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, dhe ministrja e Kulturës, Rachida Dati, e cilësuan këtë si një formë të re krimi që rrezikon aktivitetet kulturore në vend.
Edhe banorët e lagjes Londeau, ku ishte planifikuar shfaqja, shprehën zhgënjimin e tyre. Ata theksuan se një grup i vogël nuk duhet të ushtrojë presion mbi komunitetin dhe se religjioni nuk duhet të ndikojë në hapësirat publike.
Kryetari Sarrabeyrouse shpjegoi se përzgjedhja e filmit ishte bërë me votim nga vetë banorët dhe u shpreh i penduar që u detyrua ta anulonte një film të klasifikuar në Francë si të përshtatshëm për të gjitha moshat.


