Sharon Stone shfaqet me sy të nxirë në një foto nga pushimet e saj në Turqi

Sharon Stone shfaqet me sy të nxirë në një foto nga pushimet

Sharon Stone ka udhëtuar drejt Turqisë për disa ditë pushime, siç ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Mirëpo, në një nga postimet e saj, aktorja la të kuptohej se kishte një aksident në fytyrë pasi kishte pozuar para aparatit nga një ashensor me sy të mavijosur.

Pa shpjeguar se çfarë i ka ndodhur, ajo ka shkruar: “Ky rrugëtim ka qenë i vështirë, por unë jam më e fortë”.

Pavarësisht aksidentit që ajo thuhet se kishte, Sharon Stone nuk u ndikua negativisht. Menjëherë pas rrëfimit të mësipërm, ajo ka postuar një foto në të cilën tregon oborrin që ka në dhomën e hotelit në Turqi, me bar dhe një pishinë.

“Nëse dikush mendon Turqinë për pushime, ky është oborri i dhomës sime të hotelit”, ka komentuar ajo në përshkrim.

EMISIONET