Sfidat e sezonit të ri pas pushimeve, psikologia jep “recetën” për një rikthim të shëndetshëm në rutinën e përditshme

Rikthimi në punë pas pushimeve është gjithmonë sfidues. Pas një periudhe festive, përballja me realitetin e nisjes së një sezoni të ri, por që shpeshherë shoqërohet me mungesë entuziazmi, për shkak se duhet ti rikthehesh aktiviteteve të përditshme.

Ndryshimi i sezonit që ne fillojmë ta perceptojmë në ajër ka peshën e tij, ashtu si edhe nevoja për të riklimatizuar veten në mjedisin që na rrethon.

Por a ka një recetë për përballimin e rikthimit në punë pas pushimeve?

Përgjigjen e kësaj do ta jepte psikologia Rudina Koromani, e cila në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se:

“Për trishtimin apo lodhjes gjatë rikthimit në punë është përjetimi më normal dhe shenjë e një mirëfunksionimi të një individi.

Kjo për faktorët psikologjikë, ku nga një periudhë relaksi dhe mungese organizmi tek disa persona shkakton shqetësime të shtuara.

Tek disa të tjerë kjo shkaktohet që në ditët e fundit të pushimit duke e menduar rikthimin dhe kur ndoh kjo i gjen disi të lodhur psikologjikisht, pasi fizikisht në fakt ai ka pushuar.  

Pa harruar faktin se disa persona nuk arrijnë të pushojnë dot, pra nuk dinë të pushojnë, apo mamatë që duhet të angazhohen me punët e familjes gjatë pushimeve.

Ajo që është e rëndësishme është që momenti i rikthimit është tek pjesa e të menduarit”, u shpreh ndër të tjera psikologia Rudina Koromani.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGEN RUDINA KOROMANI

EMISIONET