Seriali i ri turk që vendosi rekord në episodin e parë, ja historia që fshihet pas “Leylës”

Seriali i ri turk që vendosi rekord në episodin e parë, ja

Seriali i ri turk ‘Leyla’, po thyen rekorde. Episodi i parë ka grumbulluar vetëm në dy ditë 4.8 milionë shikime e deri më sot ka shkuar në 8.3 milionë.

Sipas mediave turke, ata që e shikojnë serialin kërkojnë përgjigje për pyetjet për të cilat janë kuriozë.

Episodi i parë i serialit ‘Leyla’ me Cemre Baysel dhe Alperen Duymaz, tërhoqi vëmendjen brenda pak kohësh. Kastet, personazhet dhe komploti i serialit, i cili e nisi aventurën në ekran me episodin e parë, zgjoi kuriozitetin e njerëzve. Pra, ku është filmuar seriali Leyla? Kush është në kastin e serialit Leyla? A është seriali Leyla një përshtatje apo një histori e vërtetë?          

Jeta e Lejles, e cila humbi nënën në moshë të re dhe nuk ka njeri tjetër përveç babait, ndryshon papritur me martesën e re të babait. Lejla, e cila u la në mbeturina nga njerka e saj Nur, kalon nëpër prova shumë të vështira. Pas shumë vitesh, Lejla rikthehet për t’u hakmarrë ndaj njerkës së saj Nur, e cila e la në plehra, ndërsa ajo digjet me zjarrin e hakmarrjes, ajo do të sprovohet edhe me dashuri.

Seriali Leyla është përshtatur nga seriali brazilian Avenida Brazil. Seriali Avenida Brazil la gjurmë në periudhën kur u transmetua në Brazil dhe theu rekorde shikueshmërie.

Kasti i serialit Leyla: Hayat Aşk Adalet është si më poshtë;

Cemre Baysel – Leyla

Alperen Duymaz – Civan

Gonca Vuslateri – Nur

Yiğit Kirazcı – Mehmet Ali (Mali)

Uğur Aslan – Hilmi

Cengiz Bozkurt – Selman

EMISIONET