Selena Gomez zbulon për herë të parë se çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë: Fytyra më ka ndryshuar për shkak të...

Selena Gomez zbulon për herë të parë se çfarë

Këngëtarja Selena Gomez vendosi të tregojë për herë të parë se çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë në fytyrën e saj. Aktorja 32-vjeçare e nominuar për Emmy ka qenë objekt i spekulimeve të tilla prej vitesh dhe së fundmi ajo ka komentuar në një video në TikTok.

“Sinqerisht, e urrej këtë. Fytyra më ka ndryshuar për shkak të sëmundjes. Unë kam bërë vetëm Botox. Kjo është e gjitha, më lini të qetë.” deklaroi Gomez.

Pas vitesh spekulime më në fund këngëtarja dhe aktorja zbuloi se botoxi është e vetmja ndërhyrje estetike në fytyrën e saj. Në komente shumë njerëz ranë dakord me versionin e Gomez duke thënë se për shkak të Lupusit, dhe steroideve që përmbajnë ilaçet, ka të ngjarë që tiparet e fytyrës të ndryshojnë me kalimin e kohës.

EMISIONET