Selena Gomez shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht, ja pse...

Selena Gomez shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka folur së fundi për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditë të vështira kur ajo ka rëndesë psikologjike.

Gjatë një bisede në "Samitin e Muzikës", në Los Angeles, artistja foli për luftën me shëndetin mendor. Një detaj që jo të gjithë ndoshta e dinë është se ajo shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës.

"Dhoma e gjumit ishte një shkas i vërtetë për mua kur po kaloja psikozë.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës, isha shumë fort e lidhur pas shtratit tim,” tha Gomez.

Të jesh në gjendje të njohësh rrethanat që çojnë në momente depresive, mund të jetë një rrugë shpëtimi për njerëzit me çrregullim bipolar, pasi ata shkaktarë shpesh janë më të vështirë për t’u identifikuar sesa vetë simptomat, thonë ekspertët e shëndetit mendor.

EMISIONET