Sean “Diddy” Combs shpallet fajtor vetëm për pr*stitucion

Reperi Sean "Diddy" Combs është shpallur fajtor vetëm për akuzën për prostitucioni. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuza si trafikim të qënieve njerëzore dhe shantazh. Manjati 55-vjeçar i hip-hopit u akuzua nga prokurorët për abuzim seksual me tre viktima të dyshuara, përfshirë ish-partneren e tij prej shumë kohësh, këngëtaren dhe modelen Cassie Ventura, si dhe për krime të tjera duke përfshirë rrëmbim, zjarrvënie dhe shantazh.
Combs tani përballet me deri në 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për transportimin e eskortave meshkuj për seanca seksuale me ish-të dashurat. Videot me eskorta meshkuj iu treguan jurisë vetëm gjatë gjyqit shtatë-javor, me pamjet që u mbajtën private nga anëtarët e publikut dhe medias në gjykatë. Ish-punonjës, së bashku me eskortat, stafin e hotelit dhe oficerët e policisë ishin midis atyre që dhanë dëshmi.
Cassie, e cila ishte shtatzënë në atë kohë, së bashku me një ish-të dashur tjetër, e cila përdori pseudonimin Jane, dëshmuan gjithashtu. Ato i thanë gjykatës se ishin detyruar të bënin aventura të çmendura me drogë të cilat quheshin edhe "netët e hoteleve" ose "netët e egra të mbretit" me eskorta meshkuj dhe ishin abuzuar gjatë gjithë marrëdhënieve të tyre.

