Saranda Hasani rrëfen si nisi rruga në muzikë: Babai ishte ai që nuhati i pari talentin tim
Në pjesën e dytë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ishin të ftuar në lidhje ‘Skype’ dy artiste mjaftë të njohura dhe të talentuara shqiptare, të cilat jetojnë jashtë vendit.
Ishte këngëtarja Saranda Hasani, lindur dhe rritur në Suedi, ku spikati me zërin e saj muzikor. Ndërsa, nga New York ishte violinistja Joana Kaimi, një tjetër talent shqiptarë që po korrë shumë suksese në Amerikë. Hasani, rrëfeu në studio për ecurin e saj në muzikë, ku foli për videoklipet që ka publikuar, dhe së fundmi u ndal tek projekti më i fundit i titulluar “ku je”. Për të cilin tha se teksti është shumë i dhimbshëm, por prek realitetin dhe historin e njerëzve.
“Nuk e kam prit që do shkoj kaq mirë për publikun, por u prit vërtet shumë mirë. Jam frymëzuar nga gjërat, ngjarjet që u ndodhin njerëzve. Këto i kam marr si inspirim. Tekstin e kam shkruar nga fillimi i dhjetorit, më duket një këngë e dhimbshme, por shumë me domethënie”, u shpreh Hasani.
Ajo la të hapur dëshirën e madhe që ka për të bashkëpunuar në të ardhmen me artistë shqiptarë, ku tha se “kam shumë dëshirë të kem një bashkëpunim me një artist, këngëtar shqiptarë apo të Kosovës. Ndërsa, vilionistja Kaimi tregoi sesi lindi pasioni për këtë art, për emigrimin e saj në Amerikë, si dhe emocioneve të marra nga skenat më të mëdha, ku kanë performuar artistë të njohur botëror.
“E kam nis violinën në një moshë fare të vogël, isha vetëm 5 vjeç kur mamaja ime e zbuloi këtë talent tek unë. Mami ka qenë një shtysë shumë e madhe për mua, që më ka bërë të mos heqë dorë asnjëherë. Tashmë, jam shumë e lumtur që kam realizuar shumë ëndrra që kam pasur më parë. Nuk ka qenë e lehtë emigrimi në Amerikë, por as e pamundur për të prekur ëndrrat që unë kisha”, u shpreh Kaimi.
Prej tre vitesh ajo tashmë jeton në Amerikë dhe është bërë pjesë e skenave më të mëdha në këtë vend, ku performojnë artistë me zë dhe emër.
“Jam shumë e lumtur që jam bërë pjesë e skenave si “Mozart Orchestra of New York” dhe “Carnegie Hall”. Së fundmi, ajo u shpreh se shqiptarët në Amerikë, janë shumë ndihmues për njëri-tjetrin.
Këtu shqiptarët e ndihmojnë shumë njëri tjetrin për të ecur në jetë, karrierë. Për këtë ndihem pafund mirë, sepse në Shqipëri nuk para ndodhte shumë. Sepse, është krijuar ai mentaliteti, ama këtu është gjithçka ndryshe. Bëjnë shumë për njëri-tjetrin”, përfundoi violinistja Kaimi.

