Rrëfimi i pazakontë i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët për tre muaj

Rrëfimi i pazakontë i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët

Cardi B ka bërë një rrëfim të pazakontë për sa i përket higjienës së flokëve gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Reperja u shfaq së fundmi në Instagram Live dhe zbuloi se kanë kaluar muaj pa i larë flokët natyral. “Nuk i kam larë për rreth dy muaj”, u tha ajo ndjekësve që më pas u shpërnda edhe në X, duke shtuar: “Në fakt po gënjej, ndoshta rreth tre muaj, nuk e di fare”.

“Ka mundësi që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, vezëve të mushkonjave, gjithçka këtu brenda”, tha ajo, duke treguar në kokën e saj. Në pjesë tjetër të videos, reperja 33-vjeçare ndau planet e saj për flokët. “Duhet të vajos skalpin, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë. Do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëjë gërsheta”.

Disa përdorues në X u tronditën nga ky rrëfim i saj, shumë prej tyre duke reaguar me një habi për higjienën e flokëve. Por kishte edhe të atillë që e morën me një dozë humori dhe mosbesimi.

Reperi i njohur amerikan Offset, me emrin e vërtetë Kiari Cephus, ka folur hapur për herë të parë mbi prapaskenat e ndarjes nga bashkëshortja e tij, Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, This Is Keke Palmer”, 33-vjeçari pranoi se gabimet dhe tradhtia e tij ishin ndër arsyet kryesore që çuan në përfundimin e martesës shtatëvjeçare të çiftit.

Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime. Ka shumë gjëra që i bëra gabim, dhe ajo gjithashtu bëri gabime.

EMISIONET