Ribashkohen pas 30 vitesh/ Ikonat e bukurisë rikrijojnë kopertinën ikonë të revistës "Vogue"

Imazhi që do të shfaqet në kopertinat e "Vogue", në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, përkon me dokumentarin e ardhshëm të "The Super Models".
Kjo kopertinë, solli epokën e super-modeleve si: Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista, Tatjana Patitz, Linda Evangelista dhe Cindy Crawford të cilat janë fotografuar nga Peter Lindberg për kopertinën e edicionit në janar të vitit 1990 në revistën "Vogue".

Tashmë pas 33 vitesh, imazhi i vajzave është rikrijuar dhe do të shfaqet në revistë, në muajin shtator.
Botimet do të jenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me linjën e kopertinës: "Më i madhi i të gjitha kohërave".
Fatkeqësisht në kopertinë do të mungojë prezenca e Tatjana Patitz, e cila vdiq në fillim të këtij viti.

Tani në të pesëdhjetat e tyre, katër gratë do të shfaqen, gjithashtu, në një dokumentar të titulluar: "The Super Models" , i cili do të transmetohet në "Apple TV" në muajin shtator, duke treguar dhe vlerësuar kohët kur filluan për herë të parë modelingun.



