Reperi i njohur francez nën hetim për pastrim parash

Reperi i njohur francez nën hetim për pastrim parash

Gims, reperi i njohur francez, është vënë nën hetim për “pastrim parash.

Gandhi Djuna, i njohur me emrin artistik Gims, u arrestua të mërkurën në një aeroport të Parisit nga njësia kundër mashtrimit, para se të lirohej nën mbikëqyrje gjyqësore me kusht.

Artist i njohur në Francë, ku kishte shitjet më të mëdha të albumeve në vitin 2025, Gims ka jetuar në Marok gjatë dekadës së fundit, shkruan "Euronews.com".

Sipas mediave franceze, arrestimi i reperit dhe i dy bashkëpunëtorëve të tij lidhet me një skemë ndërkombëtare pastrimi parash, që prokurorët francezë e ndjekin që nga viti 2023.

Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit Kombëtar për Krimin e Organizuar (Pnaco) theksoi se hetimi ka zbuluar lidhje të mundshme midis rrjetit ndërkombëtar dhe disa të dyshuarve, përfshirë Gims, duke përfshirë përdorimin e fondeve të paligjshme për investime në prona jashtë Francës.

Një nga projektet në shënjestër të hetuesve është Sunset Village Private Residences në jug të Marrakeshit, një rezidencë luksoze me 117 vila rreth një lagune 3,000 m², të promovuar nga Gims. Kompania që qëndron pas projektit po hetohet gjithashtu nga autoritetet doganore.

Hetuesit e përshkruajnë rrjetin si tipik për pastrim parash dhe nënvizojnë shkallën e tij, më shumë se 2,000 kompani të regjistruara në Francë dyshohet të jenë të përfshira në këtë skemë.

EMISIONET