"Rama e Meta politikanët më të lexueshëm, Basha si i plastifikuar", Foni lexon gjuhën e trupit

Komunikimet e para ne i marrim me gjuhën e trupit. Nëna na ofron lugën për të ngrënë kur jemi foshnja, nëna na afron lugën për të ngrënë dhe ne tundim kokën dhe themi jo.

Gjuha e trupit është e rëndësishme. Truri ka një lidhje të jashtëzakonshme me duart tona, prandaj ne i lëvizim kur flasim. Ne japim më shumë informacion dhe ngelemi më shumë në mendjen e njerëzve kur shprehim me duar atë që flasim.

"Më të sinqertë se me gjuhën e trupit nuk ka," kështu u shpreh gazetari Ksenofon Ilia në studion e "Jeto me Orën" në TV Ora. Ilia u shpres se Edi Rama është politikani më i lexueshëm dhe pas tij Meta, ndërsa Basha "nuk jep shumë."

Ilia: "Ne arrijmë të kuptojmë edhe sëkëlldinë e politikanëve. Unë nuk merrem me ato sepse është konflikt interesi. Politikanët janë të lexueshëm. Më i lexueshmi është Edi Rama, edhe Meta është i lexueshëm kurse Basha jo, nuk është i lexueshëm. Me politikanët e huaj nuk jam marrë shumë, por ka nga ata që janë karizmatikë. Basha ka një tip si i plastifikuar, nuk jep shumë, Edi Rama është më i lexueshëm. Ne e kuptojmë ët gjithë kur Edi Rama është i mërzitur, kur e ka angari kur del aty për të folur që nga çasti kur ecën në rrugë. Kur njeriu ka duart në xhepa nuk do të flasë, lëre mos e ngacmo."

Ndërsa përsa i përket faktit se kush e kupton më mirë gjuhën e trupit, Ilia u shpreh se femrat janë më të afta për ta bërë.

Ilia: "Femrat dhe meshkujt janë të ngjashëm, por jo të njëjtë. Femrat janë të afta të ç'kodojnë gjuhën e trupit më shpejt se meshkujt. Meshkujt janë pak më të vonuar për ta kuptuar këtë. Ne duhet që në shkollë të fillojmë t'i mësojmë fëmijëve gjuhën e trupit."

Sipas studimeve ne komunikojmë 7% me fjalë, 38% me tonin e zërit  dhe 55% nëpërmjet gjuhës së trupit.

EMISIONET