Punon në një nga 5 kompanitë më të njohura në SHBA, shqiptarja tregon sfidën më të madhe të saj

Kejsi Shkreta punon në një nga 5 kompanitë më të njohura në USA. Është pjesë e bordit Alumni në shkollën ku është diplomuar si dhe merret me aktrim.  Në mediat amerikane është cilësuar një ndër studentet më të spikatura.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Kejsi tregoi rreth rrugëtimit të saj në këtë vend.

“Në përfundim të shkollës së mesme mu dha mundësia të vijoj studimet në Amerikë. Ëndrrën për të ardhur këtu e kisha që e vogël. Si shumë të tjerë dashuria ka lindur nga filmat. Ishte diçka që e dija se do të vija. Fillova të krijoja një rrugë të re. Nuk ishte e lehtë. Kishte sfida në fillim.”

Ajo tregon se sfida më e madhe për të ishte të jetuarit vetëm.

“Sfida më e madhe ishte të jetuarit vetëm. 4 vitet e para sa herë vija në Amerikë, kisha lënë zemrën pas dhe kisha ardhur fizikisht këtu. Ka pasur raste ku kam humbur evente të rëndësishme familjare dhe kam dashur të isha aty.”

Punësimi në një nga  5 kompanitë më të njohura në USA ka ardhur falë punës dhe formimit të saj.

“Njohuritë e mia më ka ndihmuar shumë. Shkolla më ka dhënë pikë shtesë. Ligji është i rëndësishëm ta dish kur jeton në një vend të huaj. Unë punësoj dhe përzgjedh talentet më të mirë të avokatëve në firmën ku punoj. Deri tani më ka pëlqyer shumë është një ambient profesional. Merresh me gjëra të detajuara dhe e kam shijuar shumë.”

Pasioni për aktrimin kur lindi?

“Ka qenë që i vogël dhe më ka shoqëruar gjithë jetën. Në jetë është e rëndësishme të dish kur është momenti i duhur të bësh gjërat. Unë e shijoj dhe ndihem mirë por janë gjëra të ndryshme që më japin emocion të ndryshëm.”

A kem menduar ndonjëherë për një rikthim në Shqipëri?

“Nëse do të vinte një projekt interesant do të vija në Shqipëri.”, tha ajo.  

EMISIONET