Pse po heshtin? Miqtë e famshëm të Diddy-t nuk japin asnjë koment

Pas vendimit të së mërkurës në gjyqin ndaj Sean “Diddy” Combs, ku ai u lirua nga akuzat më serioze për shantazh dhe trafikim seksual, por u shpall fajtor për dy akuza më të lehta, shumë prej miqve të tij të famshëm kanë zgjedhur të heshtin.
Ndërkohë që disa, si Justin Bieber, janë distancuar publikisht, të tjerë – përfshirë Jay-Z, Beyoncé dhe Oprah Winfrey – nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë zyrtare.
Jay-Z dhe Diddy ndajnë një miqësi të gjatë, me bashkëpunime që datojnë që nga viti 1997, si dhe lidhje të shumta në fusha bamirësie ndër vite, raporton Daily Mail.
Oprah, nga ana tjetër, është distancuar nga festat e Diddy-t, duke deklaruar se nuk ka marrë pjesë asnjëherë në to.
Supermodelja Naomi Campbell – një mike e vjetër – dhe ish-partnerja Jennifer Lopez, gjithashtu kanë heshtur përballë akuzave, pavarësisht lidhjeve të ngushta që kanë pasur me Diddy-n në të kaluarën.
Lil’ Kim, e cila ka pasur një marrëdhënie komplekse me të, përfshirë edhe periudha konflikti, po ashtu nuk ka reaguar.
Edhe emra të njohur si Mariah Carey, Usher dhe Ashton Kutcher – që kanë ndarë momente personale apo profesionale me Diddy-n – nuk kanë komentuar në lidhje me gjyqin apo akuzat.
Ndërsa Diddy pritet të dalë për seancën e dënimit më 8 korrik, heshtja e miqve të tij të famshëm vazhdon të jetë një nga temat më të ndjekura në mediat rozë.

