Prindërit në alarm! Dedektivja: Vajzat frekuentohen me më të rritur, djemtë në botën e dr*gës
Në një intervistë për “Ora News”, dedektivja private Shkendë Lili ngre alarmin për situatën shqetësuese të adoleshentëve sot. Ajo tregon se gjithnjë e më shumë prindër kërkojnë ndihmë për të zbuluar rrethin shoqëror dhe sjelljet e fëmijëve të tyre, ku vajzat shpesh lidhen me meshkuj më të rritur, ndërsa djemtë bien pre e lëndëve narkotike.
" Ne punojmë me rastet e njerëzve tv humbur, me rastet e adoleshentëve që prindi kërkon për të investiguar fëmijën e tyre, që është në moshë delikate. Këto raste i kam shumë të shpeshta.
Duan të shikojnë se çfarë rrethi shoqëror ka fëmija i tyre, çfarë konsumon fëmija i tyre. Këto janë raste që ne përfshihemi dhe është masive pjesa e problematikave të adoleshentëve në kohën e sotme dhe më vjen mirë që prindërit drejtohen në një zyrë investigative për të parë dhe për të kuptuar rreth fëmijës, vajzë apo djalit të tyre në moshë delikate.
Rastet e fëmijëve janë dramatike sepse ne shikojmë shumë gjëra që prindi preket shumë. Jetojmë në një kohë ku lëndët narkotike janë hapur dhe vajzat e reja, 16-17 vjeç frekuentohen me njerëz të rritur se vetja e tyre, që bëjnë një jetë pak të shthurur. këtu janë raste dramatike.
Mosha më e vështirë fillon nga 14-vjeç deri në 17-18 vjeç që ka një ndryshim të madh.
Në shthurjen e tyre ndikojnë shumë rrjetet sociale, shohin njëri tjetrin. Duan jetën e luksit dhe të shfrenuar.
Rrjetet sociale janë një dëm shumë i madh që ndikon në psikologjinë dhe sjelljen e tyre. Sidomos vajzat duan të bëjnë një jetë shumë luksi qoftë në veshje, qoftë në daljet e tyre. Duke parë në rrjetet sociale filanen, duan të bëhen si ajo.
Rrjetet sociale janë një gënjeshtër. Fëmija dhe prindërit duhet të punojnë shumë që të kuptojnë se nuk është gjithcka dukja e ekspozimi.
Unë shoh vajza të reja 17 vjeç dhe shkojnë tek një klinikë estetike me një foto në duar dhe thonë që dua të bëhem si kjo. Është ekstrem kjo gjë. Duan të vishen, duan të kenë iphone, gjëra të shtrenjta. Prindi nuk i ka mundësitë dhe normalisht e kërkojnë në mënyrë tjetër. Kam raste pafund të kësaj natyre", u shpreh dedektivja.

