PRINCI WILLIAM NË LOT! Dita botërore e shëndetit mendor, Princi premton 1 milion paund investime

Princi William do të financojë 1 milion paund për krijimin e një rrjetit kombëtar për parandalimin e vetëvrasjes në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Fondacionit Mbretëror, parandalimi i vetëvrasjes është një sfidë komplekse por ky fakt nuk do ti ndalë përpjekjet.

PRINCI WILLIAM NË LOT! Dita botërore e shëndetit mendor, Princi

Princi i Uellsit, William ka premtuar se do të financojë 1 milion paund për krijimin e një Rrjeti Kombëtar për Parandalimin e Vetëvrasjes, në ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Ky rrjet do të përfshijë 20 organizata bamirëse dhe do të synojë të kuptojë më mirë shkaqet e vetëvrasjes, të ofrojë ndihmë të qasshme për të gjithë dhe të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve dhe shërbimeve të ndryshme të shëndetit mendor.

Në një vizitë në Cardiff, Princi William takoi Rhian Mannings, e cila humbi bashkëshortin e saj për shkak të vetëvrasjes, vetëm pesë ditë pasi kishin humbur djalin njëvjeçar.

Gjatë bisedës, princi u emocionua dhe u detyrua të ndalojë për pak, duke u treguar shumë i ndjeshëm ndaj historisë së saj.

"Është e vështirë të bësh pyetje kur je kaq i prekur", u shpreh ai.

Pjesë e rrjetit do të jenë gjithashtu organizata si Jac Lewis Foundation, që ofron shërbime mbështetëse në komunitetet e Uellsit dhe James’ Place, që ofron ndihmë falas për burra në krizë emocionale në qytete si Liverpool, Londër dhe Neëcastle.

Rrjeti do të drejtohet nga profesorja Ann John, eksperte në fushën e parandalimit të vetëvrasjeve dhe mjeke e shëndetit publik në Uells.

Sipas Fondacionit Mbretëror, parandalimi i vetëvrasjes është një sfidë komplekse që kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese.

EMISIONET