Princ Harry rrëfen sulmin fizik nga vëllai i tij: Më hodhi në dysheme, ndodhi për shkak të Meghan
Në librin e kujtimeve të Princit Harri që pritet të publikohet së shpejti, ky I fundit pretendon se është sulmuar fizikisht nga I vëllai pas një debati që kanë pasur për bashkëshorten e Harrit, Meghan. Detajet I ka zbuluar “The Guardian” që thotë se ka një kopje të librit.

Princi Harry ka pretenduar se vëllai i tij William e ka sulmuar atë fizikisht 4 vjet më parë. Në librin e kujtimeve të tij që pritet të publikohet javën e ardhshme, sipas “The Guardian”, që disponon një kopje, dy vëllezërit kanë pasur një debat për gruan e Princit Harry, Meghan.
“Ai më kapi nga jaka, duke më këputur varësen dhe më rrëzoi në dysheme”, citon Harry-n “The Guardian”.
Libri thotë se grindja filloi nga komentet që Princi William i bëri Princit Harry në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019.Vëllai i tij ishte kritik për martesën e Harrit, duke cilësuar Meghan si "të vështirë" dhe "të vrazhdë” sipas gazetës.
Kensington dhe Buckingham kanë thënë se nuk do të komentojnë.
Pallatet - të cilat përfaqësojnë respektivisht Princin William dhe Mbretin - duket se kanë adoptuar strategjinë që çdo pretendim i diskutueshëm do të shuhet më shpejt pa përgjigje.
Ndërkohë, në një video të re, Princi Harry refuzon të angazhohet për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit në maj.
Ai thotë se shumëçka "mund të ndodhë deri në atë kohë" dhe "topi është në fushën e familjes mbretërore". Zbulimet e fundit në media krijojnë përshtypjen e zymtë të një lufte familjare, pikërisht në qendër të monarkisë, që nuk tregon asnjë shenjë pajtimi.

