"Po të mos kërcenim na shante", shërbëtorja padit Gianluca Vacchi-n se i detyronte të këcenin në videot e tij

"Po të mos kërcenim na shante", shërbëtorja padit

Prej kohësh kemi parë gjallërinë e miliarderit italian Gianluca Vacchit në rrjetet sociale duke kërcyer, shpesh i shoqëruar dhe nga shërbëtoret e tij.

Shaqjet me shërbëtoret filipineze që kërcejnë nën ritmet e muzikës nuk paskan shkuar dhe aq mirë në prapaskenë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një prej shërbëtoreve e ka paditur Vacchin se ai është treguar agresiv e i ka detyruar të kërcenin.

"Po të mos kërcenim ai na shante. Shpesh gjuante telefonin apo ndonjë ambazhur që kishte afër," ka thënë ajo.

Vetë Vacchi e ka pranuar se shpesh nervozohej dhe gjuante telefonin në nerva e sipër.

Sipas gazetës "La Republica" kërkesat e tij ndaj shërbëtoreve ishin mjaft të çuditshme. Ai madje ka gjobitur edhe shërbëtore që harronin ndonjë veshje apo aksesorë të tjerë.

Shërbëtorja filipineze 44 vjeçare, rrëfeu për vitet që jetoi në shtëpinë e tij në Sardenjë  si një makth.

Orët e zgjatura deri në pesë të mëngjesit, kërkesat e çuditshme për të kërcyer dhe agresiviteti i tij ishin të padurueshme për të.

Tani shërbëtorja kërkon që ajo të paguhet për orët e punuara jashtë orarit dhe pagën e pamarrë të largimit nga puna.

EMISIONET