Piloti i zemrës Arbër Xhaja ndan episodin e frikshëm në ajër .Ja çfarë i ndodhi me një kliente

Parashutisti  Arbër Xhaja në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi më shumë rreth pasioni ttë tij si dhe ndau një histori e cila i ka ndodhur verën që kaloi.

Sa i përket parashutizmit ai thotë se gjithçka në fillim nisi prej pasionit që kishte për fluturimin.

Arbër Xhaja: Në fillim nisi si pasion për ta bërë në fundjavë por ishe një sport i vështirë. Duke e njohur më shumë si sport vazhdova ta bëja profesion.  Shpeshherë shokët e mi kur më takojë më thonë çdo aty lartë se do të vdesësh me parashutë. Sa herë që fluturoj dhe shkëputem nga toka jam më i qetë nga ana mendore. Sa herë që zbret në tokë njerëzit të ingranojnë në problemet e tyre.

Ai ndau dh një ndër përvojat që e konsideron si të veçanta që i ka ndodhur verën e kaluar.

Arbër Xhaja: Verën që kaloi fluturova me një vajzë nga Vlora por ajo e kuptoi vonë që kishte fobi nga lartësitë. Ka filluar të bërtasë “Më ul! Më ul!” po ku ta ulja? U bëra si psikolog, fillova ti flisja. Kur u ulëm filloi duke qeshur dhe tha që nuk e dinte që kishte aq frikë.

“Zona më e mirë që ju ofroj njerëzve është Qerreti. Është ndryshe të fluturosh mbi tokë ndryshe të fluturosh mbi det. Është një zonë e mrekullueshme për të kaluar një fundjavë.”, tregoi ai.

EMISIONET