Për turizëm në Kopengahen? Bëhuni gati të merrni edukatë qytetare, si shpërblim mund të merrni përfitime

Për turizëm në Kopengahen? Bëhuni gati të merrni

Hidhini mbeturinat në vendin përkatës, shërbeni si vullnetarë dhe pedaloni me biçikletë në vend që të drejtoni makinën në Kopenhagen, dhe si shpërblim për të ashtuquajturat vepra të gjelbra, mund të merrni përfitime, si: akullore falas, gota vere dhe ulje çmimi në koncerte.

Nga galeritë e artit tek veshjet sportive, 24 atraksione po marrin pjesë në skemën pilot që ka si qëllim të ndërgjegjësojë turistët për të qenë sa më të kujdesshëm me mjedisin gjatë udhëtimeve të tyre.

“Ne duam që turizmi të jetë një forcë për ndryshime pozitive dhe jo një barrë mjedisore”, shpjegoi Rikke Holm Petersen, drejtor i marketingut në bordin e turizmit.

Me një popullsi prej rreth 600,000 banorësh, kryeqyteti shpesh renditet ndër më të gjelbrit në botë.

Megjithatë, që nga pandemia, në vend ka vërshuar një numër rekord turistësh. Vitin e kaluar, Kopenhagen u vizitua nga më shumë se 12 milionë vizitorë.

Kjo qasje është krejt ndryshe nga ajo e qyteteve të tjera evropiane, ku turizmi masiv ka ndezur tensione.

Për të kufizuar numrin e vizitorëve, Venecia ka futur tarifat ditore të hyrjes në qytezë dhe ka ndaluar grupet e mëdha dhe altoparlantët.

Në Barcelonë dhe Majorca, banorët kanë protestuar në rrugë për sjelljen e pushuesve që janë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes , shpesh për arsye të sjelljeve të gabuara.

EMISIONET