Pedagogia Hysesani: Kanë mbaruar shkollë, por të rinjtë duan të largohen
Anisa Hysesani, pedagoge në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se sa i përket largimit të njerëzve nga Shqipëria duhen parë të dy anët e monedhës.
Sipas saj “Në Shqipëri për të rinjtë është investuar në formim dhe të dhënit informacion por jo në lidhjen me atë se çfarë bëjnë në jetën e përditshme”.
Anisa Hysesani: Mendoj se monedha ka dy anë. Problemet makro janë ato ekonomike, politike dhe ajo pjesa sociale që shikojmë në Shqipëri nuk ju pëlqen. Ka gjithmonë një arsye pse të rinjtë duan të largohen dhe pse kanë mbaruar shkollë. Klasa e mesme por dhe intelektual po preferojnë të largohen. Rrënja është te modeli që i përqasemi. Kam shikuar statistikat te zyra e punës. Punëkërkuesit ishin mbi 50 vjeç. Nga 20 deri 40 vjeç kërkojnë alternativa të tjera. Në Shqipëri për të rinjtë është investuar në formim dhe të dhënit informacion por jo në lidhjen me atë se çfarë bëjnë në jetën e përditshme.
“Jo të gjithë ata që vijnë nga jashtë shtetit janë produktiv. Ka shumë që vijnë e na tregojnë atë që ne dimë. ne nuk është se jemi injorant deh nuk e dimë se çfarë të bëjmë. Duhen gjetur rrugët që të gjithë të kemi akses për të dhënë kontributin tonë.”, tha ajo.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

