PAVARËSIA E PRINCIT NË GJYQ! Fillon gjyqi historik mes Harry dhe Daily Mail për shkelje të privatësisë

Princi Harry përballet me Daily Mail në Gjykatën e Lartë të Londrës mbi mbledhjen e paligjshme të informacionit privat. Në padi përfshihen edhe emra të njohur si Elton John dhe Elizabeth Hurley. Botuesi i Daily Mail i mohon akuzat dhe i quan ato absurde.

PAVARËSIA E PRINCIT NË GJYQ! Fillon gjyqi historik mes Harry dhe Daily

Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Londrës, ku ka nisur zyrtarisht gjyqi kundër botuesit të Daily Mail, në një nga përballjet më të rëndësishme ligjore mes familjes mbretërore dhe shtypit tabloid britanik.

Duka i Sussex dhe gjashtë figura të tjera publike akuzojnë botuesin për mbledhje të paligjshme informacioni gjatë viteve 1993–2011, përfshirë përdorimin e hetuesve privatë, përgjime telefonike, mashtrime për të siguruar të dhëna mjekësore, bankare dhe personale, si dhe përfshirje të mundshme të zyrtarëve të korruptuar të policisë.

Associated Neëspapers i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe absurde. Megjithatë, Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja të vazhdojë, duke argumentuar se paditësit kanë një perspektivë reale për të provuar se faktet janë fshehur qëllimisht për vite me radhë.

Bashkë me Harry-n në padi janë edhe Elton John, bashkëshorti i tij David Furnish, aktorja Elizabeth Hurley dhe aktivistë të tjerë të njohur.

Gjatë nëntë javëve të ardhshme, disa prej tyre pritet të japin dëshmi, ndërsa Princi Harry do të dëshmojë të enjten kjo është  hera e dytë që ai paraqitet në bankën e dëshmitarëve, një akt i rrallë për një anëtar të lartë të familjes mbretërore.

Harry e ka cilësuar prej vitesh shtypin tabloid britanik si “toksik” dhe ka fituar më herët padi të ngjashme ndaj grupeve të tjera mediatike. Ekspertët thonë se ky gjyq mund të shënojë një pikë kthese për standardet e medias në Britani, me rreth 40 milionë paund kosto ligjore dhe reputacion të madh në lojë për të dyja palët.

EMISIONET