Pas Milanos, fokusi i modës për meshkuj zhvendoset në Paris

Pas Milanos, fokusi i modës për meshkuj zhvendoset në Paris, ku disa nga markat dhe stilistët më të mëdhenj të botës po formulojnë estetikën mashkullore të së ardhmes. Kështu Java e Modës për Meshkuj në Paris konfirmon se moda nuk është vetëm çështje stili, por edhe histori, art dhe identitet në transformim të vazhdueshëm.

Pas Milanos, fokusi i modës për meshkuj zhvendoset në Paris

Parisi, kryeqyteti botëror i modës, ka hapur siparin për javën e modës për meshkuj,  një ngjarje që mbledh në pesë ditë emrat më të njohur të industrisë, nga stilistët e konsoliduar tek talentet e rinj që sfidojnë kodet tradicionale të veshjes.

Në këtë sezon, dizajnerët përpiqen të përcaktojnë se çfarë do të thotë të jesh mashkull sot mes klasikës, risisë dhe ndikimeve gjithnjë e më të dukshme artistike.

Pistave nuk u mungon as spektakli dhe as reflektimi.

Kostume, veshje të qëndisura me dorë, vija të pastra, por edhe elemente të guximshme që flasin për identitet, diversitet dhe ndjeshmëri të re gjinore.

Ngjarja është më shumë sesa thjesht një prezantim i koleksioneve të reja  është një moment kulturor ku moda takon artin, historinë, muzikën dhe rrugët e qytetit.  Në pistë shfaqen veshje, por edhe ide të reja për atë që burri i kohës moderne përfaqëson.

Javën e modës e shoqërojnë edhe aktivitete në galeri dhe muze, ku moda kthehet në ekspozitë dhe dialog publik.

Ndërkohë, në rrugët e Parisit, stili i të ftuarve bëhet vetë pjesë e spektaklit  duke treguar se moda nuk është më vetëm për pistën, por për të gjithë ata që e jetojnë çdo ditë si formë shprehjeje.

Java e Modës për Meshkuj konfirmon edhe një herë se veshja për burrat nuk është më e kufizuar nga rregullat e së kaluarës, por po evoluon drejt lirisë, personalitetit dhe kreativitetit të pakufizuar.

EMISIONET