Pas 'divorcit' nga Michelle tjetër goditje për Barack-un/ Vajza e Obamës hoqi dorë nga mbiemri i saj

Malia Ann Obama, vajza më e madhe e familjes Obama raportohet që ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri i saj i famshëm. Arsyeja që e ka çuar atë të marrë këtë vendim është përpjekja për të ndërtuar një identitet profesional të pavarur në industrinë e filmit.
Lajmi është ndryshiminh e mbiemrit ka bërë xhiron e rrjetit, teksa në projektet e saj të fundit, ajo është prezantuar si “Malia Ann”, duke përdorur emrin e saj të mesëm, i cili është një homazh për gjyshen e ndjerë, Ann Dunham, nënën e Barack Obama.
Sipas Malia-s, ky vendim është pjesë e përpjekjeve të saj për të shmangur etiketimin si “fëmijë nepotik” dhe për të fituar njohje për punën e saj, jo për shkak të mbiemrit të saj të njohur.
Në një intervistë në podcastin “Sibling Revelry”, Michelle Obama shpjegoi se vajzat e saj janë shumë të ndjeshme ndaj perceptimit se sukseset e tyre vijnë si rezultat i famës së prindërve të tyre dhe dëshirojnë të provojnë veten në mënyrë të pavarur.
Ajo ka debutuar si regjisore me filmin e shkurtër “The Heart”, i cili u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance në vitin 2024, ku ajo u kreditua si “Malia Ann”. Përveç kësaj, ajo ka punuar si shkrimtare në serialin “Sëarm” të Donald Glover dhe ka drejtuar një reklamë për Nike. Barack Obama, në një intervistë në podcastin “The Pivot”, tregoi se e kishte paralajmëruar Malian se njerëzit do ta njihnin pavarësisht ndryshimit të emrit, por ai respekton dëshirën e saj për të ndërtuar një karrierë të pavarur.
Ky vendim i Malias reflekton një përpjekje për të ndërtuar një identitet profesional të pavarur dhe për të shmangur ndikimin e famës së familjes së saj në karrierën e saj në industrinë e filmit.

