Pas betejës së gjatë, ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare aktori i njohur
Kenneth Mitchell, aktori i cili u shfaq në serialet “Star Trek: Discovery” dhe “Captain Marvel” të Marvel, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga familja, në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale të dielën.
“Me zemër në dorë njoftojmë ndarjen nga jeta të Kenneth Alexander Mitchell, babait të dashur, bashkëshortit, vëllait, xhaxhait, djalit dhe mikut tonë të dashur”, thuhet në deklaratën e familjes. Pas betejës së gjatë, aktori i njohur ndahet nga jeta në
Mitchell u diagnostikua në vitin 2018 me ALS (sklerozë laterale amiotrofike, një lloj sëmundjeje e neuroneve motorike. Karakterizohet nga dëmtimi progresiv i qelizave nervore në palcën kurrizore dhe në tru).
Ai dhe familja e tij ndanë vazhdimisht informacione në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin e tij në vitet e fundit. Në gusht, Mitchell shënoi përvjetorin e pestë të diagnozës së tij në një postim në Instagram.
“…Kanë kaluar 5 vite të gjata. Ka shumë humbje, po shumë fitore. Kohë tepër të vështira, të përziera me shumë bekime të tjera”,- shkroi aktori në atë kohë.