Parashikuesja znj.Irini: Njerëzit paguajnë miliona lekë për të prishur familjen e dikujt, unë zgjedh të dëgjoj shpirtin tim!

Të dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen apo të të rrëfejë dikush jetën tuaj është një ndër gjërat që shumë njerëz kanë dëshirë të dinë. Duhet pranuar fakti se jetojmë në ditë të vështira, sidomos me situatat e vitetve të fundit, e për këtë shumë njerëz gjëjnë “ngushëllim” te parashikimet. Por, a janë të vërtetë të gjitë parashikuesit në fjalët që thonë?
Znj.Irini është një ndër parashikueset më të forta, e cila parashikoi tërmetin e vitin 2019 në Shqipëri, pandeminë e shumë të tjera si këto. Sipas saj, parashikues i saktë nuk është ai që bën keq, por ai që thotë të vërtetën dhe pritet të ndodhë.
Dajana: Kush kërkon më shumë parashikime, meshkujt apo femrat?
Znj.Irini: Të them të vërtetën gati 73% janë femrat që kërkojnë një parashikim.
Dajana: A ka patur raste të tipit, ndaje atë burrin nga gruaja dhe lidhe me mua. T’ia bëjmë ters atij tjetrit, sepse kam dëgjuar shumë nga këto.
Znj.Irini: Patjetër që vijnë shumë njerëz të tillë, por e gjitha qëndon në faktin sesi do të jetë marrëdhënia jote me ata njerëz dhe nëse ti pranon të bësh një gjë të tillë do të thotë se e ke falur shpirtin tek shejtani dhe jo te Zoti. Nuk ka shanse që një njeri të më thojë të bëj një gjë të tillë, sepse unë dëgjoj atë çfarë kam në brendësi të shpirtit tim.
Mua më kanë ardhur shumë njerëz për gjëra të tilla, madje kishin dëshirë të paguanin miliona lekë, por unë nuk kam pranuar, sepse nuk mund të prish një familje për një person të tretë.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte Live RTV Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
