Olivia Rodrigo triumfon në “Grammy”, mesazh nga Zelensky: Tregoni të vërtetën për luftën, mos heshtni!

Olivia Rodrigo triumfon në “Grammy”, mesazh nga Zelensky:

Olivia Rodrigo fitoi çmimin për “Artisten e re më të mire” në ceremoninë e 64-t të çmimeve Grammy. Artistja 19-vjeçare falënderoi Akademinë e Regjistrimit, ekipin e saj, familjen dhe miqtë e saj gjatë fjalimit të pranimit. Kantautori Jon Batiste ishte artisti më i nominuar këtë vit, duke kryesuar me 11 nominime.

Ylli i popit, Olivia Rodrigo, dyshja R&B Silk Sonic dhe muzikanti i xhazit Jon Batiste janë shpallur fituesit e mbrëmjes në ceremoninë e 64-t të ndarjes së çmimeve “Grammy”. Rodrigo rrëmbeu tre trofe “Artistja e re më e mirë”, “ Albumi më i mirë pop” dhe “Performanca më e mirë solo”. 19-vjeçarja ia kushtoi çmimin prindërve të saj.

“Dua të falënderoj mamin dhe babin që mbështesin të gjitha ëndrrat e mia, pavarësisht sa të çmendura janë."

Batiste fitoi albumin e vitit, me “We Are” ndërsa himni i rikthimit nga Silk Sonic, “Leave The Door Open”, u shpall albumi dhe kënga e vitit.

Përveç çmimeve, ceremonia pati një homazh për yllin e Foo Fighters, Taylor Hawkins, dhe një mesazh nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në një video të regjistruar paraprakisht, ai iu drejtua muzikantëve:

"Tregoni historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën në rrjetet tuaja sociale dhe TV. Por mos heshtni."

Fjalimi i tij u pasua nga një performancë nga John Legend, i shoqëruar nga dy muzikantë ukrainas dhe poetja Lyuba Yakimchuk.

U ndanë gjithashtu tre çmime për Foo Fighters, rreth një javë pasi bateristi Taylor Hawkins u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Kolumbi në moshën 50-vjeçare.

Ceremonia, e mbajtur në MGM Grand në Las Vegas, vijoi me një shfaqje energjike nga Lil Nas X, Billie Eilish, ndërsa ikona e folkut Joni Mitchell bëri një performancë të rrallë në skenë për të prezantuar Brandi Carlile.

EMISIONET