'Oh vëllau jem…'/ Prekëse, ja momenti kur Gjesti merr lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të të vëllait (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 17:21

Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti, u nda sot nga jeta pas një aksidenti tragjik. Lajmi i rëndë ka tronditur familjen dhe miqtë e tij.
Një video e publikuar nga Kosova.info tregon momentin e dhimbshëm kur Gjesti mëson për humbjen e vëllait, duke prekur thellë publikun.
Ngjarja tragjike ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur ngushëllimet për familjen Kelmendi.

