"Nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë", Adriola Dushi pranon indirekt lidhjen me Capital T

"Nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë",

Modelja, Adriola Dushi dhe këngëtari, Capital T, janë në qendër të vëmendjes nga mediat, kjo pasi përflitet prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë dhe pavarësisht se të gjithë tashmë janë të bindur për vërtetësinë e saj, dyshja asnjëherë nuk e ka pohuar.

Së fundmi Adrola ka qenë e ftuar në një intervistë ku padyshim që u "ngacmua" edhe për këtë pjesë.

"Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë."-tha modelja duke qeshur dhe me batutë, referuar dhe emrit të vërtetë të reperit, i cili quhet Trim Ademi.

Kjo ishte një nga deklaratat më të përafërta që mund ta quajmë si një konfirmim indirekt.

Pasi u pyet për koncertin e fundit të reperit ajo u shpreh: "Jam shumë fanse e tij me thënë të drejtën, po ta shikoni telefonin tim unë nuk kam asnjë foto dhe asnjë video nga ajo natë sepse e kam shijuar pafund atë koncert."

Më pas ajo deklaroi se nuk do ta bëjë kurrë publike romancën e saj pasi do që ta mbajë vetëm për vete jetën e saj private.

 "Për të qenë e sinqertë siç ka ardhur koha dhe siç kanë ardhur gjërat nuk më pëlqen më fare që të kem asgjë publike. Nuk ka absolutisht gjë më të bukur sesa kur i shijon gjërat në privatësi domethënë çfarë shikoj unë në rrjetet sociale tmerrohem thjesht sepse ne njihemi të gjithë së bashku dhe nuk ka, se e dimë shumë mirë si shkojnë gjërat dhe kur shikoj disa tmerre, thjesht nuk i duroj dot dhe nuk dua të futem tek ajo gjë, sepse marrëdhënia është gjë shumë e shenjtë dhe nuk dua ta shes dhe të fitoj nga ajo gjëja ime dhe realisht dua që ta mbaj vetëm për veten time.

Nuk e di nëse do t’ia dal në jetën time të kem një marrëdhënie shumë private. Nuk dua që emri im të lakohet për gjëra të tilla, unë e kam të shenjtë familjen. Nuk dua që të dal dhe të bëhet publike, diçka që është e jotja personale dhe që ti e shijon, e jeton, e gëzon dhe e do.

Realisht shumë herë them që dua të zhdukem fare sepse nuk e dua, ju më njihni unë jam shumë e thjeshtë kam dëshirë që t’i shijoj gjërat e mia pa bërë shumë zhurmë”, tha Adrola.

EMISIONET