“Nuk ma ndjen se çfarë bën ti”, Dajana ka një përgjigje për komentuesen

“Nuk ma ndjen se çfarë bën ti”, Dajana ka një

Rritja e çmimeve dhe protestat e organizuara kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, sidomos në kohë të vështira që po jetojmë. Tema e mbrëmjes në programin D-Night e drejtuar nga Dajana Shabani ishte nëse do të dilni apo jo në protestë.

Secili ka të drejtë të japë mendimin e tij apo të saj deri në momentin që biseda nuk kalon në paragjykime apo konkluzione pa i njohur të tjerët dhe mesa duket ky është një ves që në shoqërinë shqiptare ende pjesë e jona.

Një ndër komentueset shkruan se ti Dajana që nuk del në protestë nuk e paske problem rritjen e çmimeve. Mos vallë jetojmë në planet tjetër dhe nuk kuptojmë se çfarë po ndodh?

Mesazhi në telefon: Dajana ti që nuk del në protestë nuk e paske problem rritjen e çmimeve?

Dajana Shabani: Mira që të të sqaroj dhe të mos insistosh më. Se çfarë bëj unë e dashur ty nuk do të të hyjë në xhep fare, ashtu siç me gjithë sinqeritetin dhe respektin mua nuk do më hyjë në xhep se çfarë bën ti.

Domethënë nuk e gjykoj se çfarë bën ti, pra nëse ti del në protestë unë nuk them se ti bërë keq që dole në protestë, por thjesht nuk ma ndjen fare se çfarë bën ti.

Uroj të jem e qartë! Dhe uroj dhe ty mos të ta ndjejë se çfarë bëj!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET