“Nuk është më ai tjetri” - Një muaj pas finales, Miri: Çfarë ka ndryshuar në jetën e tij pas reality show-t

“Nuk është më ai tjetri” - Një muaj pas finales,

Një muaj pas përfundimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5”, ish-finalisti dhe këngëtari i njohur i “West Side Family”, Armir Shahini, ka folur për ndryshimet në jetën e tij pas daljes nga reality show.

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duro dhe Salsano Rrapi, ai ka treguar se periudha pas BBV i ka sjellë një stil të ri jetese dhe një mënyrë tjetër të të qenit në publik.

“Ka ndryshuar stili i jetës, sepse nuk është më ai Miri që kur ecte në rrugë ishte ‘ai tjetri’. Tani nuk është më ai tjetri, është ai”, u shpreh ai me humor, duke nënkuptuar se tashmë është më i njohur dhe më i ekspozuar ndaj vëmendjes së publikut.

I pyetur nëse i pëlqen më shumë versioni i tij i mëparshëm apo ai aktual, këngëtari dha një përgjigje të sinqertë dhe paksa filozofike:

“Sa mirë do ishte të ishte mu në mes, por nuk e gjejmë dot atë mesin”.

Deklaratat e tij kanë treguar se, ndonëse fama dhe ekspozimi publik kanë sjellë ndryshime të dukshme, Miri po përpiqet të gjejë ekuilibrin mes jetës së vjetër dhe asaj të re pas eksperiencës në BBV.

EMISIONET