“Nuk e puth Elvana Gjatën, më vjen për të vjellë”/ Ermal Mamaqi flet pas skenave “pasiononte” me këngëtaren
Aktori Ermal Mamaqi, si rrallë herë ka dhënë një intervistë ku ka folur më tepër për marrëdhënien e tij me këngëtaren Elvana Gjata.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku përballë moderatores Ester Bylyku, bëri një deklaratë bombë.
Gjatë filmit “2 Gisht Mjalt 2”, Ermali dhe Elvana portretizojnë një çift të martuar, e ndër të tjera kanë shkëmbyer edhe puthje.
Por, sipas Ermalit, asgjë nuk është e vërtetë.
Biseda
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke përjetuar gjatë xhirimit të filmit me Elvanën?
Ermal Mamaqi: Skenat më të sikletshme patjetër që janë ato që bëjmë sikur puthemi, sepse ne jemi si motër e vëlla.
Ester Bylyku: Pra, ti dhe Elvana nuk jeni puthur asnjëherë?
Ermal Mamaqi: Unë kam bërë dhe më parë filma, ku më është dashur të puth një aktore, pra për mua nuk është asgjë e re. Por duke qenë se unë dhe Elvana jemi si motër e vëlla nuk e bëjmë dot. Të dyve na vjen për të vjellë (qesh)
Për më tepër, klikoni videon e mëposhtme:


