Nuk do ta besoni, ja cilët janë VIP-at me famë ndërkombëtare që Fjodora Fjora ka marrë në intervistë

Nuk do ta besoni, ja cilët janë VIP-at me famë

Në 25 vite eksperiencë, moderatorja Fjodora Fjora ka pasur fatin të intervistojë personazhe mjaft të njohur dhe të rëndësishëm në botën e artit dhe jo vetëm.

E ftuar në "Why?Not" në RVT Ora, Fjora ka treguar se kush kanë qenë VIP-at më me zë që ajo ka marrë në intervistë.

Fjora: Kam pasur fatin të kem fitues të festivalit të Kanës, të çmimit Oscar. Kam pasur personaliteti si Ana Visi,  Gianni Morandi, Whitesnake, ata që e duan rrokun për shembull. Kam pasur në fakt shumë emra të rëndësishëm që po t'i rikthehem është një galeri kaq e madhe njerëzish dhe emrash sa që më vjen keq sepse në kohën kur unë bëja televizion, kasetat e para nuk ekziston më as mundësia që t'i kthesh dh t'i rishohësh ato emisione. Televizionet në këto 25 vite kanë ndryshuar në mënyrë të frikshme. Kanë qenë eksperienca shumë të bukura se kam pasur njerëz vërtet të rëndësishëm.

 

EMISIONET