Njihuni me qenin me hundën më të gjatë në botë

Njihuni me qenin me hundën më të gjatë në botë

Qeni i quajtur Lapsha nga hunda te bishti është 145 cm i gjatë, por vetëm fytyra e saj është 30 cm.

Ajo mund të thyejë një rekord të veçantë, kjo pasi hunda e saj është 30.48 centimetra, dhe me shumë mundësi është hunda më e gjatë i qenit në botë.

Edhe pse surrati i Lapshës i ka sjellë një popullaritet të jashtëzakonshëm në rrjetin social "Instagram" dhe ndoshta do të hyjë në histori, sërish i shkakton probleme serioze.

Kjo kafshë e gjinisë femërore është mjaft e ngathët dhe e çrregullt për shkak të kësaj hunde të madhe, megjithëse i jep asaj një pamje shumë karakteristike, të lezetshme.

Pronarët e saj regjistrojnë çdo ditë çapkënllëqet dhe përpjekjet e saj për të përballuar këtë hundë kaq të madhe, që ndonjëherë e çon atë në situata argëtuese dhe të papritura.

Aventurat e Lapshës në "Instagram" ndiqen nga më shumë se 109 mijë njerëz dhe ajo është vërtet shumë elegante dhe e simpatike.

Kjo racë njihet për fytyrën e gjatë, aq të gjatë sa është praktikisht një e katërta e gjatësisë së tyre.

Pra, Lapsha është rreth 145 centimetra e gjatë nga hunda deri te bishti, kurse 30 centimetra vetëm në hundë, prandaj edhe pamja e saj interesante.

Nga rruga, raca Borzoi renditet e 103-ta në popullaritet midis 192 racave të qenve të njohura nga Klubi Amerikan i Kennelit. Çmimi për një qenush të kësaj race është shumë i lartë dhe arrin në 1800 dollarë e lart.

Borzoi njihet për shpejtësinë e tij dhe dikur përdorej për të gjuajtur ujqër. Pavarësisht nga madhësia e tyre, këta qen me natyrë të mirë janë të butë dhe të qetë në shtëpi. Ata jetojnë për rreth 15 vjet.

Njihuni me qenin me hundën më të gjatë në botë

 

EMISIONET